SmartClass for Android Classroom management software fully supports MOE Albania project

Sistemi i administrimit të tabletave

September 29th, 2014

Sistemi i administrimit të tabletave duhet të jetë me model Server/Klient. Serveri do të instalohet në kompjuterin e mësuesit, klienti do të jetë i ngarkuar në tabletë. Ky aplikim duhet të jetë në gjuhën SHQIPE. Funksionet që sistemi minimalisht duhet të përmbushë janë:

• Hapje – Bllokim të tabletave të nxënësve
• Komunikim direkt pajisje me pajisje.
• Kyçje automatike e tabletave në sistem.
• Raportim automatik i prezencës në klasë në bazë të kredencialeve të tabletave.
• Instalim aplikimesh në tabletat e nxënësve nga kompjuteri i mësuesit.
• Gjurmim dhe mbyllje përfundimtare e tabletave të humbura.
• Replikim i ekranit të nxënësve në tabelën Interaktive apo në ekranin e mësuesit për monitorim, një e nga një apo me cikël.
• Monitorim i të gjitha aplikimeve të hapura nëpër tableta në Tabelën Interaktive.
• Monitorim i gjendjes së baterisë së tabletës.
• Mbyllje e përkohëshme e ekranit të nxenesve për të tërhequr vëmendjen e tyre.
• Bllokim i aksesit në internet apo në aplikime dhe lojra.
• Komunikim me mesazh të shkruar i cili shfaqet në ekranet e tabletave të nxënësve.
• Asistencë ndaj studentëve që nga kompjuteri i mësuesit për kërkime, ushtrime apo eksperimente të zhvilluara në tabletë.
• Dërgim dokumentash në tableta dhe mbledhje dokumentash prej tabletave – psh, dërgim i fletës së testimit dhe mbledhje e testimit të përfunduar në mënyrë elektronike.
• Shfaqje e përmbajtjes së ekranit të mësuesit në gjitha tabletat e nxënësve.
• Shfaqje videosh në të gjitha tabletat përnjëherë.
• Shfaqje e përmbajtjes së ekranit të një tablete nxënësi, në të gjithë tabletat e tjera të klasës.
• Krijim dhe hapje e një tabele virtuale në ekranet e tabletave ku nxënësit mund të konsultohen e shënojnë mendimet e tyre.
• Vlerësim në kohë reale të përgjigjeve të nxënësve.
• Vëzhgim i nxënësve që kanë shprehur vullnet për t’ju përgjigjur pyetjes së bërë nga mesuesi. Nxënësit e shprehin këtë vullnet duke shtypur një buton virtual në tabletë.
• Ndihmë ndaj nxënësve që kanë nevojë. Mësuesi shikon në kohë reale progresin e nxënësve dhe mund të ndihmojë ata që janë mbrapa të tjerëve.
• Sistemi duhet të ketë SDK / API të hapur për integrimin me platforma të tjera të “learning management system” në të ardhmen.

off

SpainEnglish